Fjala e Guvernatorit Sejko në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë
Është kënaqësi e veçantë të jem sot mes jush, në këtë ceremoni që kurorëzon vitet e studimit dhe përpjekjet tuaja. Ju falënderoj për ftesën dhe për mundësinë që të ndaj me ju emocionet e një dite që do të mbetet gjatë në kujtesën tuaj.
Sot keni çdo arsye të ndiheni krenarë. Pas secilës diplomë qëndron një histori personale: orë të gjata përgatitjeje, provime, vështirësi të kapërcyera dhe vendosmëri për të ecur përpara. Kjo arritje mban emrin tuaj dhe dëshmon përkushtimin me të cilin keni punuar për të ardhmen.
Në këtë ditë, një mirënjohje e veçantë u takon familjeve tuaja, të cilat kanë ndarë me ju sakrificat dhe shpresat e këtij rrugëtimi. Po kështu, dëshiroj të përgëzoj pedagogët dhe drejtuesit e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë për punën në përgatitjen e këtij brezi të ri profesionistësh, si dhe të vlerësoj kontributin e këtij Universiteti në arsimin e lartë dhe përkushtimin për ta lidhur formimin akademik me nevojat e zhvillimit të vendit. Të ndihmosh një të ri të zbulojë aftësitë e tij dhe të fitojë besimin për t’i vënë ato në jetë është një përgjegjësi me vlerë të veçantë për shoqërinë.
Diplomimi sjell gëzim, por natyrshëm edhe pyetje. Disa prej jush e kanë përcaktuar hapin e ardhshëm; të tjerë ende po shqyrtojnë mundësitë. Dikush do të vijojë studimet, dikush do të nisë punën e parë, ndërsa të tjerë mund të kenë një ide sipërmarrjeje që mezi presin ta realizojnë.
Është e natyrshme që në këtë moment të mos i keni të gjitha përgjigjet. Ajo që ka rëndësi është të hidhni hapat e parë me seriozitet, kureshtje dhe gatishmëri për të mësuar. Karriera ndërtohet përmes përvojave, zgjedhjeve dhe punës së përditshme, shpesh edhe përmes mundësive që nuk i kishim parashikuar.
Në këtë fillim të ri, do të doja të ndaja me ju disa mendime.
Së pari, ruajeni dëshirën për të kuptuar më shumë. Universiteti ju ka dhënë njohuri dhe instrumente për të analizuar botën. Tani do të keni mundësinë t’i vini ato në provë, të kuptoni ku ju shërbejnë dhe ku keni nevojë të mësoni më tej.
This is an extract. The publication continues at the source.
Read the original at the source: https://www.bankofalbania.org/?crd=47616&ln=1
Officially imported this from Banka e Shqipërisë (Bank of Albania)’s own source and shows an extract. If you work there, claiming the profile and verifying the domain lets you choose to show the full text here.
Provenance
- Organization
- Banka e Shqipërisë (Bank of Albania) — imported from official source
- Official source
- https://www.bankofalbania.org/rss_index.php?idstemp=CI-17857-30-1-550&k=17857&ln=1 RSS
- Imported
- October 03, 2026 20:30
- Versions
- 1 recorded
- Identity
https://www.bankofalbania.org?crd=47616&ln=1