Guvernatori Sejko takohet me misionin e përbashkët të FMN-së dhe BB-së për vlerësimin e sektorit financiar

Imported from official source

Announcement

Finance Classified by Officially

Më datë 28 shtator 2026, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e misionit të përbashkët të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), në kuadër të përmbylljes së Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar për Shqipërinë (Financial Sector Assessment Program – FSAP). Ky vlerësim u kërkua nga autoritetet shqiptare dhe Banka e Shqipërisë ishte institucioni që e koordinoi atë brenda vendit. Në takim morën pjesë edhe drejtues të lartë të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe të Ministrisë së Financave.

Programi FSAP ofron një vlerësim të thelluar të sektorit financiar, me fokus në aftësinë e tij për të përballuar rreziqet dhe goditjet e mundshme, efektivitetin e kuadrit rregullator dhe mbikëqyrës, si dhe kapacitetet institucionale për parandalimin dhe menaxhimin e krizave financiare. Ai shqyrton gjithashtu nevojat dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit, duke ofruar rekomandime të përshtatura me karakteristikat e vendit.

Si pjesë e këtij vlerësimi, autoritetet shqiptare dhe ekipi i FSAP-it shkëmbyen të dhëna, informacione dhe analiza mbi zhvillimet në sistemin financiar, si dhe organizuan takime teknike mes tyre dhe me pjesëmarrës të tregut financiar. Drejtimet e vlerësimit përfshinë kuadrin institucional për administrimin e krizave financiare, sistemet e vlerësimit të rrezikut sistemik, përputhshmërinë e mbikëqyrjes mikro dhe makroprudenciale me standardet më të mira ndërkombëtare, kuadrin e mbrojtjes kibernetike për sistemin financiar, financimin në epokën digjitale dhe mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, si edhe zhvillimin e tregjeve të kapitalit.

This is an extract. The publication continues at the source.

Read the original at the source: https://www.bankofalbania.org/?crd=47537&ln=1

Officially imported this from Banka e Shqipërisë (Bank of Albania)’s own source and shows an extract. If you work there, claiming the profile and verifying the domain lets you choose to show the full text here.

Provenance

Organization
Banka e Shqipërisë (Bank of Albania) — imported from official source
Official source
https://www.bankofalbania.org/rss_index.php?idstemp=CI-17857-30-1-550&k=17857&ln=1 RSS
Imported
October 03, 2026 20:30
Versions
1 recorded
Identity
https://www.bankofalbania.org?crd=47537&ln=1

Officially records where a publication came from, not whether it is true. Imported records are reproduced from an organization's own official source.