Guvernatori Sejko zhvillon takim me Drejtorin Menaxhues për Institucionet Financiare në BERZH, z. Francis Malige

Imported from official source

Announcement

Finance Classified by Officially

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, zhvilloi një takim me z. Francis Malige, Drejtor Menaxhues për Institucionet Financiare në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri. Në takim morën pjesë gjithashtu z. Grzegorz Zielinski, Drejtor Menaxhues i BERZH-it për Evropën Juglindore, zj. Ekaterina Solovova, Drejtuese e BERZH-it për Malin e Zi, si dhe z. Hannes Takacs, Drejtues i Zyrës së BERZH-it në Shqipëri.

Takimi pason prezantimin e suksesshëm në Shqipëri të nismës “We Finance Code”, organizuar në bashkëpunim ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe BERZH-it. Palët vlerësuan organizimin e aktivitetit dhe angazhimin e institucioneve financiare shqiptare në këtë nismë, e cila synon të nxisë aksesin në financim dhe mbështetjen për sipërmarrjet e drejtuara nga gratë. Guvernatori Sejko theksoi rëndësinë e kthimit të angazhimeve të marra në kuadër të “We Finance Code” në masa dhe rezultate konkrete, duke forcuar më tej përfshirjen financiare dhe mundësitë për zhvillimin e sipërmarrjeve të grave në Shqipëri.

Gjatë takimit, palët diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në sektorin bankar shqiptar, bashkëpunimin ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe BERZH-it, si dhe rolin e sistemit financiar në mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Një ndër temat kryesore të diskutimit ishte procesi i ekuivalencës së kuadrit rregullator dhe mbikëqyrës bankar shqiptar me atë të Bashkimit Evropian. Guvernatori Sejko vuri në dukje progresin e bërë ndër vite për përafrimin e kuadrit rregullator dhe praktikave mbikëqyrëse me standardet evropiane, si një element i rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të sektorit bankar dhe integrimin financiar të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

This is an extract. The publication continues at the source.

Read the original at the source: https://www.bankofalbania.org/?crd=47387&ln=1

Officially imported this from Banka e Shqipërisë (Bank of Albania)’s own source and shows an extract. If you work there, claiming the profile and verifying the domain lets you choose to show the full text here.

Provenance

Organization
Banka e Shqipërisë (Bank of Albania) — imported from official source
Official source
https://www.bankofalbania.org/rss_index.php?idstemp=CI-17857-30-1-550&k=17857&ln=1 RSS
Imported
October 03, 2026 20:30
Versions
1 recorded
Identity
https://www.bankofalbania.org?crd=47387&ln=1

Officially records where a publication came from, not whether it is true. Imported records are reproduced from an organization's own official source.