Shqipëria i bashkohet nismës “WE Finance Code Albania” për forcimin e financimit të grave sipërmarrëse

Imported from official source

Announcement

Finance Classified by Officially

Më 8 shtator 2026, Banka e Shqipërisë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) organizuan sot ceremoninë e lançimit të “WE Finance Code Albania – Kodi për Financimin e Grave Sipërmarrëse”, duke shënuar fillimin e një partneriteti kombëtar për të avancuar aksesin në financim për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (MSME) të drejtuara apo në pronësi të grave.

Ceremonia, e zhvilluar në ambientet e Bankës së Shqipërisë, u çel me fjalët përshëndetëse të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, dhe z. Francis Malige, Drejtor Menaxhues për Institucionet Financiare në BERZH.

Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko e vlerësoi këtë nismë si një angazhim të rëndësishëm që synon të mbështesë zhvillimin e sipërmarrjes së grave, përmes një qasjeje të bazuar në të dhëna, bashkëpunimit institucional dhe veprimeve konkrete. Në Shqipëri, Banka e Shqipërisë ka marrë rolin e koordinatores kombëtare, duke udhëhequr ndërtimin e një ekosistemi të përbashkët të institucioneve publike dhe financiare që angazhohen për një treg financimi më gjithëpërfshirës.

Në vijim, Guvernatori vuri në dukje angazhimin e Bankës së Shqipërisë për ndërtimin e një sistemi financiar modern, përmes infrastrukturës financiare bashkëkohore, zgjerimit të aksesit në shërbimet financiare, forcimit të edukimit financiar, si dhe përmirësimit të cilësisë dhe përdorimit të të dhënave financiare.

Në përfundim, Guvernatori Sejko vlerësoi bashkëpunimin e të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë nismë dhe theksoi se suksesi i saj do të matet nga mundësitë reale që do të krijohen për gratë sipërmarrëse në vend.

This is an extract. The publication continues at the source.

Read the original at the source: https://www.bankofalbania.org/?crd=47343&ln=1

Officially imported this from Banka e Shqipërisë (Bank of Albania)’s own source and shows an extract. If you work there, claiming the profile and verifying the domain lets you choose to show the full text here.

Provenance

Organization
Banka e Shqipërisë (Bank of Albania) — imported from official source
Official source
https://www.bankofalbania.org/rss_index.php?idstemp=CI-17857-30-1-550&k=17857&ln=1 RSS
Imported
October 03, 2026 20:30
Versions
1 recorded
Identity
https://www.bankofalbania.org?crd=47343&ln=1

Officially records where a publication came from, not whether it is true. Imported records are reproduced from an organization's own official source.