Guvernatori Sejko në Ceremoninë e Prezantimit të Programit Kombëtar
Më 17 korrik 2026, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të Programit Kombëtar "Dyfisho Sipërmarrjen Tënde", organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë, sektorit bankar, komunitetit të biznesit dhe institucioneve publike.
Në kuadër të panelit të parë të aktivitetit, me temë "Financimi si motor i zhvillimit ekonomik", Guvernatori Sejko mori pjesë në diskutim së bashku me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, Ministren e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, zj. Delina Ibrahimaj dhe Kryetarin e Shoqatës Shqiptare të Bankave, z. Bledar Shella. Diskutimet u përqendruan në rëndësinë e nxitjes së investimeve private, forcimin e partneritetit ndërmjet qeverisë, sistemit bankar dhe biznesit, si dhe rolin e Programit "Dyfisho Sipërmarrjen Tënde" në mbështetjen e sipërmarrjes dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko theksoi rëndësinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare, duke nënvizuar rolin e tyre në krijimin e vendeve të punës dhe në nxitjen e zhvillimit ekonomik. Ai u ndal te përmirësimet e bëra në Programin Kombëtar "Dyfisho Sipërmarrjen Tënde", të cilat përfshijnë zgjatjen e afatit të financimit dhe rritjen e shumës maksimale të financimit, masa që synojnë të zgjerojnë mundësitë e financimit dhe investimit për bizneset.
Guvernatori vuri në dukje se programi ofron kushte financimi veçanërisht favorizuese, me norma të ulëta interesi dhe me garanci sovrane që mbulon deri në 70% të kolateralit, duke lehtësuar aksesin e bizneseve në financim.
This is an extract. The publication continues at the source.
Read the original at the source: https://www.bankofalbania.org/?crd=46960&ln=1
Officially imported this from Banka e Shqipërisë (Bank of Albania)’s own source and shows an extract. If you work there, claiming the profile and verifying the domain lets you choose to show the full text here.
Provenance
- Organization
- Banka e Shqipërisë (Bank of Albania) — imported from official source
- Official source
- https://www.bankofalbania.org/rss_index.php?idstemp=CI-17857-30-1-550&k=17857&ln=1 RSS
- Imported
- October 03, 2026 20:30
- Versions
- 1 recorded
- Identity
https://www.bankofalbania.org?crd=46960&ln=1