Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, z. Hannes Takacs
Më 13 korrik 2026, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga z. Hannes Takacs, Përfaqësuesi i ri Rezident i BERZH-it në Shqipëri, i shoqëruar nga zj. Ekaterina Solovova, si dhe përfaqësues të tjerë të të dy institucioneve.
Në fillim të takimit, Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e BERZH-it me zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend. Ai u shpreh se, sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë, ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet me ritme solide edhe gjatë periudhës në vijim.
Guvernatori theksoi se politika monetare e kujdesshme dhe konsistente e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, duke krijuar kushte financiare të favorshme për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.
Lidhur me sektorin bankar, ai nënvizoi se sistemi mbetet i qëndrueshëm, me tregues të mirë kapitalizimi, likuiditeti dhe përfitueshmërie. Gjithashtu, raporti i kredive me probleme, në nivelin 3.7%, përfaqëson nivelin më të ulët historik që nga viti 2008.
Sipas Guvernatorit, ky rezultat pasqyron efektet e reformave strukturore të ndërmarra gjatë dekadës së fundit, përmirësimin e disiplinës financiare të industrisë bankare, si dhe efektivitetin e kuadrit rregullator dhe mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Më tej, Guvernatori Sejko vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira të Shqipërisë me BERZH-in dhe falënderoi institucionin për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve me rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik dhe financiar të vendit.
This is an extract. The publication continues at the source.
Read the original at the source: https://www.bankofalbania.org/?crd=46923&ln=1
Officially imported this from Banka e Shqipërisë (Bank of Albania)’s own source and shows an extract. If you work there, claiming the profile and verifying the domain lets you choose to show the full text here.
Provenance
- Organization
- Banka e Shqipërisë (Bank of Albania) — imported from official source
- Official source
- https://www.bankofalbania.org/rss_index.php?idstemp=CI-17857-30-1-550&k=17857&ln=1 RSS
- Imported
- October 03, 2026 20:30
- Versions
- 1 recorded
- Identity
https://www.bankofalbania.org?crd=46923&ln=1