Fjala e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit Evropian të Tiranës

Imported from official source

Announcement

Finance Classified by Officially

Është kënaqësi të rikthehem në Universitetin Europian të Tiranës për të përshëndetur ceremoninë tuaj të diplomimit. Jam i emocionuar t’ju drejtohem sot në këtë ditë të veçantë. Edukimi është investimi më i madh që një individ mund synojë dhe të arrijë në jetë. Dijet janë arma më e fuqishme në rrugëtimin e saj. Prandaj ju them se keni fituar një betejë përcaktuese për të ardhmen dhe karrierën tuaj profesionale. Është një arritje personale që ju jep të drejtën të ndiheni krenarë dhe të përmbushur. Ju uroj përzemërsisht! Gjithashtu, më vjen mirë që e shoh sallën kaq plot. Kjo dëshmon se universiteti rritet çdo ditë, se të rinjtë tanë vijojnë rrugën e dijes, të zhvillimit dhe rritjes së tyre personale.

Nga sot ju i bashkoheni armatës së madhe të profesionistëve. Është natyrisht një pikë kulmore në jetën e çdo njeriu. Niseni këtë rrugëtim të gjatë me kurajë, me dëshirë dhe me këmbëngulje. Kudo që të ndërtoni karrierën tuaj, në çdo moment të rrugëtimit tuaj profesional, përpiquni të jeni vetvetja dhe të pasuroni proceset me dijet e vyera që keni akumuluar. Ekonomia shqiptare dhe tregu ynë i punës ka nevojë për ju, për kohën, përpjekjet, dijet dhe idetë tuaja. Shpresoj se krahas këtyre, ju nuk do të nguroni të sillni mes nesh energjinë, entuziazmin, sinqeritetin dhe origjinalitetin që ju karakterizon. Udhëhiquni nga idealizmi, krenaria dhe ndershmëria që ju përcaktojnë. Shprehni mendimin, luftoni pa kompromis për përmbushjen e objektivave tuaj, për atë që besoni dhe që ju motivon.

This is an extract. The publication continues at the source.

Read the original at the source: https://www.bankofalbania.org/?crd=46891&ln=1

Officially imported this from Banka e Shqipërisë (Bank of Albania)’s own source and shows an extract. If you work there, claiming the profile and verifying the domain lets you choose to show the full text here.

Provenance

Organization
Banka e Shqipërisë (Bank of Albania) — imported from official source
Official source
https://www.bankofalbania.org/rss_index.php?idstemp=CI-17857-30-1-550&k=17857&ln=1 RSS
Imported
October 03, 2026 20:30
Versions
1 recorded
Identity
https://www.bankofalbania.org?crd=46891&ln=1

Officially records where a publication came from, not whether it is true. Imported records are reproduced from an organization's own official source.